Orët e fundit të Assange në Ambasadën e Ekuadorit

Më të fundit


Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks është dëbuar nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, dhe pritet nga ora në orë të dalë nga godina, mësohet të ketë thënë një burim i ‘nivelit të lartë” sipas vetë WikiLeaks.

Në një postim në Twitter të Enjten, WikiLeaks njofton se shteti i Ekuadorit ka arritur një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për arrestimin e tij.

Assange jeton në mjediset e Ambasadës së Ekuadorit në Londër prej vitit 2012, duke kërkuar strehim pas vendimit të gjykatës Britanike e cila urdheronte ekstradimin e tij në Suedi nën akuzën e ngacimeve seksuale. Në fakt, Suedia e ka rrëzuar çështjen në vitin 2017, por Assange ka qëndruar i izoluar në godinën e ambasadës si rrjedhojë e akuzave ndaj tij për spiunazh.

Ai i frigohet ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mund të përballet me akzuat e mbi faqen e internetit WikiLeaks, e cila publikoi dosje senstitive të qeverisë amerikane në lidhje me luftën në Irak dhe Afganistan.

Por si nisi aventuara e Assange? Në vitin 1995 ai u dënua me gjobë dhe i shpëtoi burgut pas përpjekve të tij për të “hakeruar“ Australinë. Në vitin 2006 ai ndërton “WikiLeaks”, një faqe interneti që ruante anomimitetin e burimit të informacionit përmes aparaturave të teknologjisë së lartë.  Në vitin 2010 “WikiLeaks” publikon disa video nga luta në Irak ku shfaqeshin ushtarët amerikanë ndërsa vrisnin civilë. Në të njëtin vit, Britania e Madhe ishte shumë pranë ekstraditimit të tij.

Në 2018, Ekuadori vendosi disa rregulla të reja ndaj Assange dhe qëndrimit të tij në ambasadë, duke i kërkuar të paguante faturat mjekësore dhe të pastronte papastërtite e macës së tij. Assange kundërshtoi këto rregulla në gjyktat vendase dhe ndërkombëtare duke arguementuar se shkelnin të dretat e njeriut. Të dy çështjet e tij nuk u pranuan për gjykim.

Assange nuk ka dalë për asnjë ditë të vetme nga godina e Ambasadës së Ekuadorit prej frikës së arrestimit nga policia Britanike.



Skip to toolbar