Surprizë në natën e çmimeve Oscar 2020. Në Los Angeles është vlerësuar si filmi më i mirë ‘Parasite’, një prodhim i koreano-jugorit Bong Joon-ho, film që ishte vlerësuar më parë edhe me Palmen e Artë në Cannes.
Filmi ka fituar statujën e filmit më të mirë të huaj dhe regjinë më të mirë. Aktorët më të mirë protagonistë Joaquin Phoenix dhe Renee Zellweger, aktorët më të mirë jo protagonistë Brad Pitt dhe Laura Dern.
Është vërtetë një Oscar historik ai i fituar nga ‘Parasite’ si filmi më i mirë. Për herë të parë në histori, një film jo në anglisht ka fituar statujën më të rëndësishme të Hollywood-it, atë të filmit më të mirë, në 92 vite histori të çmimeve të dorëzuar nga kjo akademi. Vepra e koreano-jugorit Bong Joon-ho ka marrë gjithsej katër Oscar, atë të regjisë më të mirë dhe filmit më të mirë edhe skenografia më e mirë origjinale. Ndër të tjera në këtë fitore ka edhe një copë të vogël italiane, në momentin që kolona muzikore e filmit është “In ginocchio da te” një këngë e Gianni Morandit, i cili në fakt bënte tifo për filmin koreano-jugor.