OFL i kërkoi të provojë pasurinë, zbulohet e shkuara e Bardhok Pllanajt

AKTUALITET


Operacioni Forca e Ligjit deklaroi paraditen e kësaj të hëne se iu ka dërguar formularët për të provuar pasurinë dy personave, të cilët rezultojnë të dënuar në Gjermani dhe Belgjikë, në kuadër të aksionit “anti-KÇK”.

Njëri prej tyre është biznesmeni Bardhok Pllanaj, banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore dhe i skeduar nga policia shqiptare.


Si subjekt i Ligjit Special, Pllanaj i cili njihet ndryshe si “Kumbari” duhet t’i përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Po kush është Bardhok Pllanaj?

Në shkurt të vitit 2019 u vunë nën sekuestro prona të biznesmenit shkodran 45-vjeçar, Bardhok Pllanaj, i etiketuar ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës.

Asokohe Pllanajt i’u sekuestruan pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nëpërmjet falsifikimit dhe korrupsionit, por edhe prej aktivitetit kriminal.

Sakaq në muajin dhjetor të vitit 2018, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen “Rus” me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.

Pllanaj u arrestua më 3 dhjetor 2018 i akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, për tu liruar pak ditë më cvonë për shkak të problemeve në zemër




Skip to toolbar