Ambasadorja e SHBA përsërit tre prioritetet e punës së saj në Shqipëri

AKTUALITET


“Jam thellësisht e nderuar që shërbej si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Le të njihemi më mirë”.

Me këto fjalë ambasadorja amerikane Yuri Kim bën një prezantim të vetes, me anë të një videoje.


Ajo thotë se për më shumë se dy dekada ka pasur nderin që t’iu shërbej SHBA si diplomate.

“Nga Pekini, në Bagdad, e shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA nëpër botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme, duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati. Jam veçanërisht e nderuar të vij në Shqipëri në fillim të vitit 2020, vit që shënon 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë, nga SHBA”, thotë ambasadorja.

🇦🇱️ │ “Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 10. Februar 2020

Kim shton se 100 vjet më parë Presidenti Uillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e saj si anëtare në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920.

Më tej thotë se ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja deklaron se gjatë mandatit të saj në Shqipëri ka në plan të punoj në tre prioritete.

“Së pari do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Së dyti do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, shprehet ambasadorja.

Ajo thotë se pret me padurim që të takoj shqiptarët dhe të mësojë më shumë mbi kulturën dhe trashëgiminë e tyre.




Skip to toolbar