Padia ndaj Ilir Beqajt për sterilizimin, SPAK merr në pyetje mjekun Artan Koni

AKTUALITET


Nisma “Thurje” dhe mjeku Artan Koni rreth një muaj më herët depozituan një padi penale pranë SPAK duke kërkuar hetimin e koncensionit të sterilizimit, dhe duke përfshirë në padi edhe emrin e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas kësaj padie Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka nisur punën duke marrë në pyetje fillimisht mjekun Artan Koni dhe më pas do të vijojë duke thirrur të gjithë personat që kanë dijeni për çështjen në fjalë, megjithëse deri tani SPAK nuk e ka përfshirë emrin e Ilir Beqjas në listën e personave që mund të japin shpjegime për momentin.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar dy prokurorë të Njësisë Antikorrupsion që do të merren me padinë e depozituar nga Nisma Thurrje lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit.


SPAK pritet që nga java e ardhshme të marrë në pyetje personat që kanë përfituar nga kjo kontratë, ndërsa në pyetje me cilësinë e personave që kanë dijeni do të merren 12 persona, mes tyre edhe kallzuesit.

Koncensioni për sterilizimin u nënshkrua nga Ministria e Shëndetësisë e përfaqësuar në atë kohë nga ish ministri Ilir Beqja dhe kompania kontraktuese. Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit disa  milionë euro më shumë sesa buxheti i parashikuar për të paguar këtë shërbim.

Më 23 dhjetor nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

“Ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë së Posaçme që kur jemi përpara një vepre penale të bëjmë një kallëzim në Prokurori. Megjithatë ne i kërkojmë SPAK të hetojë që nga Beqja deri tek të gjithë zyrtarët e tjerë pasi ka arsye të mjaftueshme për të besuar që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë.

Ne besojmë se institucionet e reja të drejtësisë do i japin fund pandëshkueshmërisë. Ne kemi evidentuar disa gjëra. Ne ngremë pyetjen pse është i nevojshëm ky koncesion. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë. Dhe pse është dhënë me një koncesion 10-vjeçar që kalon edhe mandatin e qeverisë”, kanë deklaruar përfaqësues të Nismës Thurje.




Skip to toolbar