TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për Alban Bengasin te arrestuar si pjese e dosjes “Plumbi i Artë”.
Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar nëse Bengasi gjendet fajtor do të përfitojë ulje me 1/3 dhe do të vuajë dënimin me 4 vite e 4 muaj burgim.
Ai akuzohet për dhunë në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, Bengasi nëpërmjet Nuredin Dumanit porositi dy persona që të dhunonin ish-bashkëshorten e tij me të cilën kishte konflikte.