Festa e Pashkëve/ Britanikët paralajmërohen për vonesa dhe trafik të rënduar

BOTA


Britanikët janë paralajmëruar se do të përballen me vonesa dhe trafik të madh gjatë periudhës se Pashkëve ku miliona njerëz priten të udhëtojnë përmes autostradave.

Aeroportet gjithashtu do të përgatiten për një numër rekord pasagjerësh. RAC paralajmëroi se udhëtimet në rrugët e njohura mund të zgjasin dy herë më shumë se zakonisht, pasi fundjava e Pashkëve do te çoj në një pushim dy-javor për shumë shkolla.


Trenat janë vendosur gjithashtu të ndalen pasi Network Rail kryen punime inxhinierike në linjën kryesore të Bregut Perëndimor – që shtrihet nga kryeqyteti në Skoci – midis Euston Londrës dhe Milton Keynes. Të paktën tre aeroporte kryesore kanë thënë se ditët e ardhshme do të jete fundjava e tyre më e ngarkuar ndonjëherë për Pashkët.

Eksperti i udhëtimeve Simon Calder tha se Bristol, Newcastle dhe Edinburgh parashikojnë të gjithë një numër rekord pasagjerësh nga e Premtja e Mirë deri të hënën e Pashkëve, me rrugët për në Gjenevë që supozohen të jenë jashtëzakonisht të ngarkuara. Rreth dy milionë britanikë pritet të fluturojnë larg gjatë fundjavës së festave.




Skip to toolbar