I dërguari i posaçëm i DASH për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer e cilësoi një “gabim historik” vendimin e BE për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku shtoi se SHBA do punojë fort që të bind udhëheqësit e BE që të ndryshojnë qëndrimin e tyre.
“Vendimi i Bashkimit Evropian për të mos caktuar një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sipas mendimit tonë, ishte një gabim historik dhe një mesazh i keq për rajonin. SHBA-ja do një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe do të punojë për t’i bindur udhëheqësit e BE-së që ta bëjnë këtë përpara samitit të Zagrebit.” tha Palmer gjatë një konference për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Palmer vizitoi më herët edhe Shkupin e Prishtinën duke bërë të qartë se SHBA është e interesuar të ketë rol në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të siguruar stabilitetin e tij dhe shmangien e influnecave ruse apo nga Kina.