Pamje nga aksioni në Shkozë, banorët ngujohen në banesa

AKTUALITET


IKMT vazhdon aksionin për shembjen e banesave pa leje në zonën e Shkozës për t’i hapur rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe. Ky aksion është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës, në mbështetje të të cilëve kanë shkuar përfaqësues të PD-së, si ish deputeti Aldo Bumçi i cili hodhi akuza kundër qeverisë duke thënë se po i shemb shtëpitë pa u dhënë asnjë dëmshpërblim. Ndërkohë policia gjatë ditës ka shoqëruar në komisariat 3 banorë të zonës të cilët kanë kundërshtuar me dhunë policinë.

Sipas planit, janë tre banesa për t’u shembur. Shumë prej banorëve kanë protestuar duke u ngujuar brenda në banesa ndërsa të tjerë kanë hipur në tarracat dhe çatitë e shtëpive dhe kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e tyre. Ata thanë se nuk kanë hequr asnjë plaçkë nga shtëpia pasi nuk iu është lënë kohë. Sipas tyre policia dhe INUK nuk iu ka treguar asnjë urdhër apo vendim gjykate për prishjen e banesës.

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve të mëngjesit. Ata janë Petrit Duku, Gerti Strala dhe Saimir Kalia.



Skip to toolbar