Britania: Ne po ikim nga BE, por duhet të hyjë Shqipëria

AKTUALITET


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman është shprehur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë. Megjithëse Britania pritet të lërë BE-në në fund të tetorit, ambasadori britanik ka thënë se ende shteti i tij e ka një votë në Union dhe kjo votë do të jetë në mbështetje të negociatave për Shqipërinë.

“Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”, tha ai.


Ndërkohë që Britania ka vendosur të dalë jashtë Bashkimit Europian përmes procesit BREXIT, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kaluar në një sërë filtrash duke plotësuar  një listë me kushte nga BE dhe këto ditë janë në pritje të vendimit përfundimtar të KE për çeljen ose jo te negociatave për anëtarësim, vendimi i cili pritet të merret në datën 18 tetor. Për të lobuar pro çeljes së negociatave, drejt Brukselit është nisur kryeministri Rama.




Skip to toolbar