Franca mbyll kufijtë me vendet jo anëtare të BE

CORONAVIRUS


Kryeministri francez, Jean Castex, deklaroi pas një mbledhje të këshillit sanitar të premten mbrëma në pallatin presidencial, se Franca do të mbyllë kufijë e saj për vendet jo anëtare të BE-së duke filluar që këtë të dielë ora 0:00. Të gjitha hyrje-daljet në territorin francez nga një vend jo anëtar i BE-së do të jenë të ndaluara, me përjashtim të udhëtimeve të domosdoshme. Për udhëtarët nga vendet e BE-së, do të jetë i detyrueshëm testi PCR.

Mbyllja e kufijve për vendet jo anëtare të BE-së vjen në një kuadër masash që autoritetet franceze shpallën të premten mbrëma, me qëllim shmangien e një karantine totale, si pasojë e përkeqsimit të situatës së pandemisë dhe nevojëës për të parandaluar mutacionet e reja të virusit të shfaqura tashmë në disa vende. 

Aktualisht Franca aplikon ndalim-qarkullimin nga ora 18:00 deri në orën 06:00 dhe me marrjen e masave të reja, kontrollet për respektimin e ndalim-qarkullimit do të forcohen. 

Kryeministri Castex shtoi se ditët në vijim do të jenë përcaktuese për të parë nëse do të ketë eventualisht masa të tjera shtesë për të përballuar situatën e rëndë pandemike.



Skip to toolbar