Panik në Francë, protestuesit sulmojnë teatrin, evakuohet Macron

AKTUALITET


Presidenti francez dhe bashkëshortja e tij kanë përjetuar momente paniku kur një turmë e revoltuar protestuesish kanë sulmuar teatrin ku ndodhej presidenti i cili u evakuua me shpejtësi nga policia e armatosur e cila mori masa të menjëhershme për të bllokuar protestuesit.

Mediat ndërkombëtare të cilët kanë publikuar pamjet e sulmit të protestuesve, raportojnë se Presidenti francez Emmanuel Macron u evakuua me shpejtësi nga policia teksa ishte në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.

Forcat policore ndërhynë në kohë për evakuimin, pasi një aktivist që ndodhej brenda teatrit, u bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda. Ai është identifkuar si 22-vjeçari, Taha Bouhafa, i cili ishte ulur në radhë, jo shumë larg presidentit Macron, ndërkoh që postoi në rrjetet sociale këtë deklaratë: “Ndodhem në teatrin Bouffes du Nord, tre rreshta pas presidentit të Republikës.  U bëj thirrje të gjithë protestuesve që të hyjnë. Diçka po ngrihet… mbrëmja mund të jetë e egër.”

Kaq ka mjaftuar dhe turma nisi t’i drejtohej hyrjes duke tentuar të shpërthente derën.

Videoja tregon rreth 30 demonstrues duke sulmuar dyert e teatrit historik.



Skip to toolbar