Dosja “Tërmeti”, në burg ish-krerët e komunave e 5 të tjerë

AKTUALITET


Ish kryetarët e komunave Farkë dhe Kashar, konkretisht Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia do të vijojnë të qëndrojnë në burg si përgjegjës për ndërtimet e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky ka qenë vendimi i së shtunës i Gjykatës së Tiranës në lidhje me të arrestuarit e dosjes “Tërmeti”.

Pasi dëgjoi për rreth 7 orë palët gjatë seancës së të premtes, gjykata vendosi të shtunën masën për 30 të arrestuarit, duke lënë në burg 7 prej tyre, përfshirë këtu edhe dy ish kryetarët e komunave Farkë dhe Kashar në Tiranë.


Gjykata dha vendimin për detyrim paraqitje për 11 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 12 të tjerë dhe arrest me burg për 7 prej tyre.

Të arrestuarit akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje të godinave dhe objekteve si dhe kanë fshehur abuzimet që janë bërë me to në strukturë, dëme që dolën në pah nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Prokuroria, e cila nisi hetimet për tërmetin që në datën 27 nëntor të vitit 2019, ka dokumentuar dhe evidentuar të gjitha banesat e shpallura të pabanueshme nga tërmeti dhe personave përgjegjës për këtë në zonat e Vorës, Kasharit dhe Farkës duke arrestuar 31 persona, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Pas Vorës, Kasharit dhe Farkës, hetimet do të vijojnë për bashkinë e Kamzës dhe të ish-komunës së Dajtit, ku prokuroria do të marrë në dorë të gjitha dosjet e objekteve të shpallura të pabanueshme nga tërmeti në këto zona.

Detyrim paraqitje

1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje

2-Reis Muca- Detyrim paraqitje

3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje

4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje

5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje

6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje

7-Stela Maze- Detyrim paraqitje

8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje

9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje

10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje

11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje

Arrest shtepie

1-Faik Fejza- Arrest shtëpie

2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie

3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie

4-Agim Eski- Arrest shtëpie

5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie

6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie

7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie

8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie

9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie- Aktualisht në spital me probleme shëndetësore

10- Shefqet Doda- Arrest shtëpie

11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie

12- Luan Beta- Arrest shtëpie

Arrest me Burg

1-Hodo Gjoni arrest burg

2- Artur Skela- Arrest meburg

3- Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg

4- Besnik Fuçia, ish-kryekomunari i Kasharit- Arrest me burg

5 -Naim Shehi- Arrest me burg

6- Gezim Shkalla – Arrest me burg

7- Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkes- Arrest me burg




Skip to toolbar