Papa ndryshon rregullat e Kishës Katolike për abuzimet seksuale

AKTUALITET


Në ditëlindjen e tij të 83-të Papa Françesku ka marrë një vendim të rëndësishëm duke hequr rregullin e sekretit papnor në lidhje me rastet e abuzimeve seksuale ndaj të miturve. Papa ka urdhëruar që dokumentet e reja të Kishës Katolike të heqin detyrimin e heshtjes ndaj atyre që raportojnë abuzim ose thonë se kanë qenë viktima.

Udhëheqësit e kishës kërkuan heqjen e rregullit nga Vatikani në një samit të organizuar në shkurt të këtij viti.

Por megjithëse se rregulli është hequr sërish kërkohet nga Papa që informacioni për rastet e abuzimit ende duhet të trajtohet me “siguri, integritet dhe konfidencialitet”.

Ai gjithashtu udhëzoi zyrtarët e Vatikanit që të respektojnë ligjet civile, duke ruajtur konfidencialitetin, dhe të ndihmojnë autoritetet gjyqësore civile në hetimin e çështjeve të tilla.

Papa ka ndryshuar gjithashtu përkufizimin e Vatikanit për pornografinë e fëmijëve, duke rritur moshën e subjektit nga 14 vjeç në 18 vjeç.

Sekreti Papnor ishte një rregull konfidencialiteti që mbronte informacione të ndjeshme në lidhje me qeverisjen e Kishës, të ngjashme me statusin “të klasifikuar” ose “konfidencial” të përdorur në kompani ose qeveri.

Në ditëlindjen e tij të 83-të, Papa Françesku i është përgjigjur një ankese të bërë më herët nga persona të mbijetuar duke njoftuar se çdo dëshmi e mbledhur nga Kisha në lidhje me rastet e dhunës seksuale, abuzimi i të miturve dhe pornografia e fëmijëve tani do të vihen në dispozicion të autoriteteve shtetërore.

Në të kaluarën, Kisha është akuzuar për përdorimin e ligjeve të fshehtësisë si një justifikim për të mos raportuar raste abuzimi. Pasoja e shkeljes së sekretit papnor ishte përjashtimi nga Kisha, kështu që kishte pak nxitje për të qenë i hapur për autoritetet shtetërore. Kjo ndalesë tani është shfuqizuar.

Kjo është përpjekja e fundit e Kishës Katolike Romake për të adresuar masakrën e abuzimit klerik që është manifestuar në të gjithë kontinentet dhe në një sërë institucionesh fetare.



Skip to toolbar