Paralajmërimi i shërbimeve sekrete: Situata e sigurisë në Evropë, më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore

BOTA


Situata aktuale në kontinentin evropian është më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë shefi i inteligjencës çeke.

Ekspansionizmi rus dhe kthimi i mundshëm i grupeve terroriste ekstremiste si DEASH në Evropë janë kërcënime të mëdha për demokracitë evropiane, i ka thënë presidentit Petr Pavel kreu i Shërbimit të Informacionit të Sigurisë të Republikës Çeke, Michal Koudelka, në një takim, sipas transmetuesit publik Radio Prague International.

“Ne nuk mund ta nënvlerësojmë rrezikun, megjithëse nuk kemi ndonjë informacion konkret për një kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë ndaj Republikës Çeke”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja.

Pavel, nga ana e tij, thuhet se ka pohuar se situata e sigurisë ka të ngjarë të bëhet edhe më e ndërlikuar në muajt në vijim. Niveli i sigurisë raportohet se është rritur në Francë dhe vende të tjera evropiane pas sulmit terrorist të javës së kaluar në Moskë, për të cilin DEASH-i mori përgjegjësinë.



Skip to toolbar