Parlamenti Evropian miratoi Paktin për Azilin dhe Migracionin

BOTA


Parlamenti Evropian miratoi sot Paktin për Azilin dhe Migracionin, njoftoi kryetarja e PE, Roberta Mezzola.

“Ne miratuam një kornizë të fortë legjislative se si të trajtojmë migracionin dhe azilin në Bashkimin Evropian. U bënë më shumë se 10 vjet, por ne e mbajtëm fjalën tonë. Një ekuilibër midis solidaritetit dhe përgjegjësisë. Kjo është mënyra evropiane”, ka shkruan Mezzola në platformën X.


Presidenti i Komitetit të Zhvillimit të PE-së, Thomas Tobe deklaroi se Bashkimi Evropian do të “rifitojë kontrollin mbi kufijtë e jashtëm, do të reduktojë migrimin ekonomik dhe do të vendosë një politikë të përbashkët migracioni”, që siç tha ai, do të funksionojë mirë dhe do t’i përshtatet Bashkimit në planin afatgjatë.




Skip to toolbar