Parti e re me elementë të moderuar të PD?/ Alibeaj: Rruga që shoh unë është…

Më të fundit


 “Siç unë e shoh rruga logjike do të ishte kjo: Një subjekt i ri, i bërë nga këta njerëz që jemi ne, përfshirë të gjithë ka secili kontribute, me një pakt të brendshëm moral me njëri tjetrin, sakrificën gjithsecili mund ta bëjë”.

Kështu u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, në lidhje me krijimin e një partie të re me elementë të moderuar të PD-së.


Pjesë nga intervista:

z.Alibeaj, ndjesë që rikthehem te raporti me z.Basha, por siç e thatë edhe ju vetë, në këtë nismë të re gjithsecili prej jush duhet të sakrifikojë diçka ju thatë mund të mos jem në këtë pozicion…

Alibeaj: Moment sakrifice është Sokol për të gjithë ne.

Unë e them edhe për ne, nga pikëpamja e figurave publike pas gati 35 vitesh që po shkojmë, ‘mjaft është mjaft’, unë e them me humor kur na janë mërzitur ne fytyrat tona, mendo sa i jemi mërzitur ne njerëzve që na shikojnë..

Alibeaj: Është një analizë që gjithsecili prej nesh duhet ta bëjë.

Mendo sa të zhgënjyer mund të jenë ata njerëz që mund të thonë, ok ne po i bashkohemi kësaj strukturës së re, por na del përsëri z.Basha i cili me gjithë respektin ndoshta me hezitimet, pasivitetin e tij herë pas here, me ndrojtjen i ka dhënë terren. Po mundohem të jem pozitiv në kritikën time dhe ideja është mund të ketë njerëz që të thonë po prapë do dalë Basha, prapë ky person që rezultatin më të mirë ka humbjen me të ngushtë në 2021?

Alibeaj: Nuk është kaq e thjeshtë, mund ta thuash edhe këtë. Një historian mund kështu ta lexojë pas disa vitesh, por një që e ka përjetuar atë çfarë ndodhi në 2021, se edhe këtu nuk dua të bëj… por me vota të vjedhura, me një parti që komponentin e vjetër të lashtë e kishte  brenda dhe nuk kishte patur deri në atë moment aftësinë për ta spastruar. E mbani mend cila ishte pankarta që u përdor në 2021 e Ramës? Berisha dhe Meta. Pra, ishte një komponent aty që e rriste skepticizmin ndaj z.Basha në atë, e megjithatë ishte humbja më e ngushtë prej 30 mijë votash.

Ky ishte rezultati më i mirë i z.Basha…

Alibeaj: Nuk është të kesh gjyle në këmbë të marrësh këtë rezultat nuk besoj se është..

Besoj e zgjodhi vetë atë gjyle

Alibeaj: Është një histori që meriton shumë diskutim pastaj, e zgjodhi apo jo apo koha ishte e tillë, apo momenti i tillë. Qartësia këtë kërkon, këtë lloj vendosmërie.

Dhe në një kohë të shkurtër njerëzit thonë, ok, parti e re me elementë të moderuar të PD që tani themi ok, le të dalë oferta e tretë. Se edhe të rinjtë nuk duket se po bëjnë ndonjë … ndoshta mund të bëni koalicion meta.

Alibeaj: E pra, këtu do të dilja. Siç unë e shoh rruga logjike do të ishte kjo: Një subjekt i ri, i bërë nga këta njerëz që jemi ne, përfshirë të gjithë ka secili kontribute, me një pakt të brendshëm moral me njëri tjetrin, sakrificën gjithsecili mund ta bëjë. Dhe hapi tjetër pastaj do ishte, a do kishte mundësi që edhe formacione të reja që duket se ndajnë ndoshta vlerat tona, jo vlera programatike, por se nevojën që shoqëria shqiptare ka në masën 70% kërkojnë ndryshimin, pra mes të shkuarës së stërmadhe, dhe nevojës që shoqëria shqiptare ka. Besoj kjo është rruga logjike e moralshme e vetmja, varet pastaj nga pjekuria që do ketë gjithsecili prej nesh, për t’i shkuar këtij interesi publik, pa nxjerrë në pah interesat e vogla individuale./abcnews.al




Skip to toolbar