Analistët kanë diskutuar sonte në emisionin “Real Story” në Neës24 për ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura të ndarë në qëndrime. Analisti Skënder Minxhozi deklaron se këto lista nuk janë të hapura duke shpjeguar si ndahen zona e gjelbër me renditjen e partisë, subjektit dhe zona e kuqe që do të zgjidhet nga qytetarët.
DEBATI
Skënder Minxhozi: Të thuash që janë 100% të hapura do të thuash një gjë që nuk qëndron. Me këtë lloj drafti të gjithë jemi informuar këto ditë pasi ka dalë ky propozim për ta kuptuar se çfarë ishte dhe kemi marrë dhe mendim nga ekspertë. Të gjithë konvergojnë në një pikë që këto nuk janë lista të hapura, duken sikur janë por fakti që pranohet se ka një zonë të gjelbër dhe një zonë të kuqe që i duhet të bëjë një sfidë titanike kjo nuk shkon.
Kur ti ke 18 vetë të sigurt në Tiranë është teorikisht e pamundur që të sfidosh dhe katet e fundit të kësaj liste ndërkohë që pjesa tjetër është krejtësisht e mbyllur. Të bësh këto lloj listash me këto zona të gjelbra kaq të blinduara, se realisht veç sugjestionim vote, partia që ka bërë listën, mendon këtë renditje, patjetër është imponim.
Unë jam i 25-ti dhe ti i 3-i unë duhet të kap ty.
Adrian Thano: 25 në rast se është një personalitet me zë në opinionin publik mund të marrë 7 mijë vota, nuk e kap mesataren. Ndërkohë ai i listës së gjelbër me 2 mijë vota merr mandatin.
Skënder Minxhozi: Me 7 mijë vota kap të fundit, ose të parafundit nëse është grua.
Sokol Balla: Domethënë vetëm të jesh gjeni.
Skënder Minxhozi: Listat janë të hapura veç për zonën e kuqe. Aty ku ngushtohet gara është e pamundur, Kukës etj. Pyetja 1 milion dollarëshe është ti thua ua hapa 100% listat por ama merrni dhe këtë listën time.
Sokol Balla: Është dhe një casus belli, se për këtë u bë lufta me palën tjetër.
Skënder Minxhozi: Pse e dekurajoi opozitën me këtë kthehet dhe e ribën indirekt atë që e prishe. Duke i dhënë në dorë Bashës, krerët e partive të tjera të opozitës.