Derby në akull, por “Ujku i dëborës” quhet Partizani

Më të fundit


Një javë përpara derbit të kryeqytetit, Partizani dhe Tirana ndezin” motorët” rikthehen tek suksesi duke shmangur presion përpara sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Në bardhësinë e Korçës, në një sfidë të akullt, të kuqtë zgjidhën gjithçka shumë shpejt, me dy gola brenda tetë minutash. Në aksionin e parë, Jurgen Bardhi i harruar në shtyllën e dytë, me kokë kaloi Partizanin në avantazh.


Ekipi i Ahmataj dukej i mpirë në fushë, katër minuta më pas, Asani këmbënguli në krahë, shërbeu në qendër për Solomon që me kokë dërgoi topin në trekëndësh duke dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Mensah ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të duke hapur përkohësisht garën por vetëm kaq pa mundur të shmangin humbjen që i zhyt në fundin e klasifikimit.

Në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kushte perfekte, Tirana rikthehet më në fund tek fitorja pas 5 barazimeve radhazi. Makthet e ndeshjeve të fundit e shoqëruan edhe në sfidën kundër Kastriotit pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-ë me Dejvid.

Bardheblutë reaguan shpejt, me një aksion model në minutën e 35-të barazuar shifrat falë golit të Idi Bathës.

Me fillimin e pjesës së dytë, kampionët në fuqi futen në fushë më të karikuar dhe në minutën e 53-të ishte Ernest Muçi ai që tund rrjetën duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Debutoi me fanellën bardheblue edhe Taulant Seferi, një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje dimri por ma mundur të lë gjurmë. Tirana shijon këtë sukses që i ngjit në vendin e pestë në kuotën e 20-pikë, tre më pak se Partizani i vendit të dytë. Laçi zhgënjen në transfertë përballë Apolonisë duke u mposhtur me rezultatin 1-0.




Skip to toolbar