Bashkimi Europian ka dalë me një emër konkret për kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas rreth 12 orë bisedimesh të gjata mes 28 vendeve anëtare. BE ka propozuar 65-vjeçaren Kristalina Georgieva, e cila aktualisht është drejtuesja e Bankës Botërore. Mbështetja e kandidaturës së saj do të sjellë një ndryshim të rregullave të brendshëm të FMN që kërkojnë që drejtuesi të jetë më i ri se 65 vjeç në momentin që merr detyrën. Georgieva është një politikane e qendrës së djathtë e cila është rritur në Bullgari gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Kreu i ri i FMN pritet të zgjidhet më 4 tetor.
Kandidatura e Kristalina Georgieva u përshëndet edhe nga SHBA, përmes sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin duke shprehur konsiderata të larta për të.
Ish-drejtuesja e FMN, Christrine Lagarde dha dorëheqjen në korrik, pasi do të zëvendësojë Mario Draghin në krye të Bankës Qendrore Europiane. Kreu i ri i FMN pritet të zgjidhet më 4 tetor