Tërmet 4.8 ballë, goditet ishulli ku po pushonte kryeministri grek

BOTA


Greqia vijon të ketë lëkundje të forta toke. Ditën e shtunë një tjetër tërmet ka rënë në ishullin Karpathos, në të cilin po pushonte edhe kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Tërmeti 4.8 ballë ishte me epiqendër 71 km nga ishulli Karpathos dhe thellësi rreth 10 km. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik tek banorët, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale apo viktima. Për tërmetin reagoi edhe vetë kryeministri Mitsotakis në twitter, i cili tha se “Ne u tronditëm pak në Karpathos, por unë u informova dhe për fat nuk pati dëme dhe lëndime.”


Ndërsa sipas ekspertëve grek të sizmologjisë ky tërmet nuk është për t’u shqetësuar pasi është një gjë normale për zonën, që njihet për aktivitetin e saj sizmik, dhe se nuk ka lidhje me tërmetet e rëna ditët e fundit në Greqi.




Skip to toolbar