Presidenti Trump ka premtuar një “marrëveshje shumë të madhe tregtare” me Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se largimi i saj nga BE do të jetë si humbja e “një spirance rreth kyçit të këmbës”.
Trump e bëri një deklaratë të tillë pas një mëngjesi pune me Boris Johnson në samitin e G7 në Biarritz në Francë.
Por Johnson tha që SH.B.A. duhet të bëjë kompromis nëse do të bihet dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit.
Takimi i mëngjesit i z. Johnson erdhi përpara një dite diskutimesh të planifikuara me liderët e tjerë botërorë në samit.
Duke folur para gazetarëve pas mëngjesit të punës, zoti Trump tha: “Ne do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe tregtare, më e madhe nga sa kemi pasur ndonjëherë me Mbretërinë e Bashkuar dhe tani ata nuk do të kenë më pengesa. Ata fituan”.