Dasma kthehet në mort, çifti vdes 5 minuta pas ceremonisë

AKTUALITET


Dy të rinj amerikanë ka vdekur në një aksident tragjik në Teksas vetëm 5 minuta pasi kishin përfunduar ceremoninë e dasmës. Mediat amerikane raportojnë se Harley Morgan, 19-vjeç and Rhiannon Boudreaux 20-vjeç po udhëtonin me makinën e tyre kur një kamion që transportonte një traktor i goditi fort në autostradë dhe për pasojë çifti i ri ndërroi jetë në ditën më të bukur.

Dëshmitarët thanë se mjeti ku ndodheshin dy të rinjtë u rrotullua disa herë.


Autoritetet amerikane thanë se drejtuesi i kamionit nuk ishte gabim, por gjithsesi, tani shoferi do të kalojë në testet e detajuara të alkoolit dhe të drogës, veprime këto që do të ndihmojnë hetuesit në përcaktimin e shkaqeve.




Skip to toolbar