Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Harry Maguire i cili realizoi golin e parë të takimit ndaj Shqipërisë mbrëmë në stadiumin mitik “Wembley”, në mikrofonat e “SKY Sports”, ka deklaruar se e kishin përgatitur si skemë në stërvitje këtë gol dhe se festimi i erdhi natyrshëm:
“Ishte një top i mrekullueshëm nga Rise James. Ne kishim punuar për këtë skemë, ne dinim se cilat zona mund të shfrytëzonim dhe merita për të gjithë këtë i shkon stafit teknik.
Arrita të godisja me kokë në shtyllën e largët dhe mendoj se kur luan këto ndeshje, goli i parë është vendimtar. Festimi erdhi natyrshëm për mua.
Është një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh për vendin tim. Nuk i drejtohej askujt ky festim, thjesht erdhi natyrshëm për ta bërë këtë dhe për të zhbllokuar rezultatin për Anglinë dhe për të marrë të rëndësishmen, tre pikët.”, përfundoi Harry Maguire.
Shqipëria u mund me rezulatin 5-0 ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, e vlefshme për Grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.