Veliaj takon homologun britanik Sadik Khan: Krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në Londër

Më të fundit


Kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur në një takim në Londër nga kryetari i Bashkisë, Sadik Khan. Në postimin e tij në “Twitter”, Veliaj thekson se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në Londër.

Vitin e ardhshëm Veliaj ka ftuar homologun e tij britanik Sadik Khan të vizitojë Tiranën e cila do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.


“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan – një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë. Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për “EuropeanYouth Capital2022”, shkruan Veliaj.




Skip to toolbar