Pas marrëveshjes, Damir Fazlliç sulmon Bashën: Shkatërrove PD-në

AKTUALITET


Damir Fazlliç, i njohur në Shqipëri si një person i afërt i Sali Berishës, gjatë kohës që ai ishte Kryeministër dhe i akuzuar për afera korruptive, është kthyer në një nga kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës. Vetëm pak minuta pas firmosjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Fazlliç përmes një Twitter-i ka sulmur Bashën për atë që ai e quan shkatërrim të Partisë Demokratike.


“Jeta është si një kuti me çokollata … #Forrest #Basha. Gjithmonë gabim, por kurrë në dyshim. Shkatërroi me një dorë të vetme Partinë Demokratike të Shqipërisë.” – shkruan Fazlliç, i cili postimin e tij e shoqëron me videon e spotit elektoral të Bashës në vitin 2011. Atë me top.



Skip to toolbar