Viktima e 34 nga koronavirusi në Shqipëri. 85-vjeçarja vuante edhe nga disa sëmundje

AKTUALITET


Mbrëmjen e së premtes ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.


85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.




Skip to toolbar