Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter por që është pasuar me disa pasgoditje kanë shkaktuar panik në Greqi, veçanërisht në zonën e Agios Nikolaos dhe në ishullin e Kretës ku janë ndjerë më shumë. Tërmeti i parë u regjistrua në 5:05 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa epiqendra ishte në 11 km në juglindje të Zakros. Thellësia u vlerësua në 15 km.
Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos.
Pas 21 minutash dhe konkretisht në 5:26 ndodhi një tërmet i dytë me madhësi 3.7 në shkallën Rihter.
Fokusi i tërmetit të dytë ishte i vendosur 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia 10 kilometra.