Të gjithë zyrtarët serbë që mohojnë krimet e luftës në Kosove do të shpallen non-grata.
Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i cili tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë ata zyrtarë serbë që përmes deklarimeve mohojnë krimet e luftës në Kosovë.
Ndërkaq institucionet e Kosovës kanë nisur procedurat për themelimin e një gjykate për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.
Vendimi i Pacollit për shpalljen non grata të zyrtarëve serbë që nuk njohin krimet e luftës erdhi pas deklaratave të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se “ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë”.