Pas Yuri Kim, reagon Rama: Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria as ambasada, por KLP!

Më të fundit


 Kryeministri Edi Rama shprehu dakordësi të plotë me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për një përzgjedhje të drejtë të kreut të SPAK.

“Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!


Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.




Skip to toolbar