Nis puna për shembjen e “Vila Verde” në Durrës

AKTUALITET


Pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit të trupave të personave që mbetën nën rrënoja, IKMT është duke punuar për pastrimin e zonës për ndërtetas që janë shembur apo rrezikojnë të shemben në Durrës dhe zona të tjera të prekura nga tërmeti.

Të dielën do të bëhet shembja e kontrolluar e një godine katër katëshe në Durrës, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bëhet fjalë për “Vila Verde”, një ndërtesë me katër kate, e cila është rrënuar e gjitha, ndërsa rrezikon banesa të tjera pranë saj. Për shkak të strukturës delikate shembja e kësaj ndërtese po bëhet në mënyrë të kontrolluar nga fadromat.

Gjithashtu, pritet që në Durrës, Thumanë dhe Tiranë të shemben dhe shumë ndërtesa të tjera të dëmtuara rëndë nga tërmeti.



Skip to toolbar