Vlerësimi i dëmeve të tërmetit, BE dërgon ekip inxhinierësh në Shqipëri

AKTUALITET


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ishte në qytetin e Durrësit të dielën, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Gjatë një prononcimi për mediat, Soerca u shpreh se Bashkimit Europian solli në Shqipëri 50 inxhinierë të cilët do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

 “Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Është koha që qytetarët shqiptarë ta kuptojnë se po bëhet gjithçka për ta në terren. Jemi një ekip prej 50 inxhinierësh që janë në Durrës dhe në zona të tjera të vendit të prekura nga tërmeti. Inxhinierët do të vlerësojnë dëmet dhe më pas do jepen vlerësimet. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se cilat janë banesa të sigurta e cilat jo”, tha Soreca.


Në Durrës janë shembur 6 pallate, 20 banesa, ndërs 185 pallate janë dëmtuar, 38 prej të cilëve me dëmtime të rënda. Gjithashtu paraprakisht raportohet se rreth 728 banesa janë dëmtuar, ku 620 kanë dëmtime të rënda. Ekipet e teknikëve dhe inxhinierëve shqiptar dhe të huaj do të punojnë vlerësimin e situatës. Mijëra banorë janë shpërngulur nga apartamentet e tyre, duke u strehuar në çadra apo hotele.




Skip to toolbar