Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka bërë të hënën thirrje për dhunë ndaj policisë. Duke iu referuar mbrojtjes së godinës së bashkisë së Devollit nga efektivët e policisë, Paloka shkruan se ata po mbrojnë hajdutin dhe se qytetarët e Devollit duhet të sillen ndaj tyre, njëlloj siç sillen me një grabitës.
“I shihni këta me uniforme ku shkruan “Policia”? Janë në bashkinë e Devollit! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin aty.
Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdhër të kryehajdutit.
Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen më! Grabisin me dhunë!
Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës që ju ka hyrë në shtëpi po pa njoftuar “policinë që nuk duam””, shkruan Paloka në një status në rrjetet sociale që është shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD-së.
Pra ky është qëndrimi zyrtar i PD-së. Dhunë ndaj policëve. Pasi sulmuan me molotov dhe plagosën dhjetëra policë gjatë protestave të dhunshme për të penguar 30 qershorin, PD kërkon një tjetër valë dhune dhe nxit militantët të sulmojnë policinë për të mos lejuar marrjen e zyrave nga kryebashkiakët e rinj. Kujtojmë se ndërkombëtarët reaguan ashpër ndaj akteve të dhunës nga opozita para zgjedhjeve të 30 qershorit. SHBA tha se partitë që nxisin dhunën do të cilëson si organizata të dhunshme dhe do ndërpresim çdo marrëdhënie me ta. Këto thirrje të SHBA-së bënë që opozita të heqë dorë nga protestat e dhunshme para zgjedhjeve të 30 qershorit, por duket se tani pas zgjedhjeve po zbaton një skenar që përfshin akte dhune, sulm ndaj institucioneve dhe policisë.