“PD, limon i shtrydhur”, Basha pyet Kajmakun: A je arrestuar në Greqi?

POLITIKË


Kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ka nxjerrë të vetët për të publikuar dosjen, për të cilën pretendon se kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka qenë i dënuar në Greqi për para false, ka akuzuar kryeministrin Rama për heshtjen mbi këtë rast dhe ka këmbëngulur që Kajmaku të përgjigjet nëse ka qenë i dënuar në Greqi, duke iu kundërpërgjigjur talljes së kryebashkiakut të Vorës se “PD është limon i shtrydhur”.

“Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim.Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të falsifikuara”, deklaroi Basha.

Duke renditur edhe një herë akuzat e opozitës për Kajmakun, Basha i drejtoi edhe një pyetje, që sipas tij nuk i ka dhënë përgjigje në daljet e tij publike. “Përpara se të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar, Agim Kajmaku duhet t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë të thjeshtë: A është ai personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me emrin Jorgo Toto?”, deklaroi Basha, ndërsa shtoi se historia me limonë të shtrydhur, e deklaruar nga Kajmaku, është vetëtallje e sajuar keq nga Edi Rama. Kreu i PD është shprehur se rasti i Kajmakut do të jetë i njëjtë me Elvis Roshin, Arben Ndokën dhe Valdrin Pjetrin.

Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar…

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 26. August 2019


Skip to toolbar