PD merr në mbrojtje Metën: ‘Venecia’ foli politikisht

POLITIKË


Partia Demokratike merr në mbrojtje Presidentin pas publikimit të draft raporti të Komisionit të Venecias, ku deklaron se Meta tejkaloi kompetencat e tij dhe shkeli Kushtetutën. Ish-presidenti Bujar Nishani, kritikon Venecian se dha një vendim politik dhe gaboi me Metën. Nishani tha se Komisioni i Venecias përveç qëndrimit ligjor, dha dhe një mesazh politik që nuk i takon dhe tejkalon kompetencat e saj.

 “Kemi një qëndrim ligjor ku thuhet se nuk ka vend për shkelje të rëndë për të shkarkuar Presidentin. Ka edhe një mesazh politik, që nuk duhet të dilte nga komisioni i Venecias. Komentimi se ka tejkaluar kompetencat është argumentim politik dhe jo ligjor” tha Nishani për Report Tv.

Shkeljet kushtetuese të presidentit me dekretin e tij për anulimin e 30 qershorit, nuk po kapërdihen jo vetëm nga Meta, por as nga opozita. Fundi i gjithë procesit mund të jetë shkarkimi, por kjo do vendoset nga institucionet shqiptare. Tentativa mbrojtëse e Metës shkon deri aty sa dërgoi një letër sulmuese ndaj kreut të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, ku e akuzon për “tejkalim kompetencash” dhe “vlerësim joprofesional.”



Skip to toolbar