Banorët e Thethit gjejnë dy motrat izraelite, u bllokuan nga mjegulla

AKTUALITET


Pas disa orë kërkimesh janë gjetur dhe shpëtuar dy turistet izraelite të bllokuara në Theth për shkak të mjegullës së dendur. Dy motrat ishin bllokuar në rrugën këmbësore nga Vuthaj drejt Thethit, pasi nuk mund të ecnin për shkak të mjegullës së dendur.

Njoftimi për bllokimin e tyre u bë nga nëna e vajzave që ka komunikuar me pronarët e bujtinës, ku ishin akomoduar dy vajzat në Theth. Në drejtim të zonës së bllokimit u nisën banorët e Thethit dhe një punonjës  i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Pas disa orësh, ata kanë mundur të kontaktojnë me dy motrat, duke realizuar shpëtimin dhe kthimin e tyre në bujtinë.





Skip to toolbar