PD në zgjedhje e përçarë/ Këshilli Kombëtar nuk e pranon Bashën kryetar

Më të fundit


Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Votimi ka nisur në orën 08:00, ndërsa pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes.

Në garë janë vetëm dy kandidatë; Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Në këtë proces kanë të drejtë vote 25 mijë anëtarë pasi pjesa tjetër nuk ka të drejtë pasi sipas Komisionit Zgjedhor ata nuk mbështesin tezat e Partisë Demokratike zyrtare, por jenë pro grupit të “Rithemelimit”.

Do jenë 25 mijë anëtarë, të cilët do t’i drejtohen qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre për dy kandidatët. Po të bëjmë krahasimin me 2021, votuan 75 mijë anëtarë, ndërsa sot në këtë proces janë 25 mijë. Janë 50 mijë anëtarë që nuk janë pjesë. Sipas arsyetimit që ka dhënë Komisioni Zgjedhor është që ata anëtarë janë përjashtuar, sepse nuk i mbështesin tezat e artikuluar nga Basha dhe Partia Demokratike zyrtare, por janë mbështetës të grupimit tjetër, atij të Sali Berishës, por edhe anëtarët të tjerë të cilët janë të distancuar prej të dyve dhe për këtë arsye nuk kanë të drejtë vote ditën e sotme.

PD në këto zgjedhje shkon e përçarë. Pak orë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të enjten në mbrëmje, dhe pak orë para se Basha të ribëhet kryetar, grupi i Gazment Bardhit dorëzoi zyrtarisht kërkesën tek Gjykata e Tiranës, për t’ia hequr emrin ish-kreut të tyre, nga regjistri i partive politike.

Një tjetër vendim, që u mor nga Këshilli Kombëtar ishte anulimi i zgjedhjeve të ditës së sotme, por përkundër kësaj, krahu i Bashës vijon procesin duke i cilësuar veprimet e Bardhit si anti-statutore.

“Grupi që po përgatise këtë proces nuk e njeh vendimin Këshillit të thirrur nga Gazment Bardhi, i cili anuloi zgjedhjet e kësaj të shtune, por grupi tjetër vijoi me procesin duke thënë se vendimet e grupit tjetër janë antistatutore, ndërkohë që është e njëjta akuzë që bëhet ndaj grupit tjetër.



Skip to toolbar