“PD nuk fiton dot, PS nuk humb dot”/ Lami: Rezultati i zgjedhjeve është mbyllur, shqetësim se kush do të jetë parti e tretë

Më të fundit


Profesori i shkencave politike, Roland Lami thotë se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është mbyllur, me fitues mazhorancën socialiste.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se shqetësim do jetë se cila do të dalë parti e tretë nga këto zgjedhje.

“Sondazhet duhen marrë seriozisht, ne jemi në kushtet kur diferenca është shumë e madhe. Ka një mirëkuptim mes forcës së parë, PS dhe forcës së dytë, PD, por marrëveshja nuk është mbi rezultatin e mundshëm, por shqetësimi është se kush do të jetë parti e tretë. Tek PD, nuk është çështja a do jetë parti e parë opozitare, por partitë e reja opozitare do kenë një grup deputetësh dhe mund të hapet loja brenda PD, për t’u përçarë më shumë. Është qëllimi i vetë sistemit që disa të sforcohen, të kontrubojnë më shumë, të tjerë të punojnë më pak, kanë më pak kontakt me elektoratin, më pak popullorë. Duhen në listë edhe për ngjyrim. Kjo është formula me të cilën funksionon sistemi”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar