Një episod me të vërtetë i rrallë ka ndodhur në ndeshjen midis Holstien Kiel dhe Bochum në Bundesligën e dytë gjermane, ku është dhënë një penallti, e vetme në llojin e saj, e dhënë ndonjëherë në kampionate.
Në minutën e 36’, lojtari i Bochum, Ganvula gjatë një aksioni e gjuan topin larg portës. Por, topi nuk del jashtë, pasi atë e ndalon një nga lojtarët e Holstein, i cili ndodhej pas portave duke kryer nxehjen.
Për këtë episod, arbitri u detyrua të shikojë VAR-in, dhe më pas vendosi të akordojë 11-metërsh, pasi lojtari Eberuin e kishte ndaluar topin të dilte jashtë vijave.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Ganvula u tregua i saktë duke shënuar për skuadrën e tij, të cilët gjithsesi u mposhtën. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të ekipit vendas.