Liverpool përmbys Spurs, fton United

PREMIER LEAGUE


Liverpool ka zhvilluar një tjetër takim të përsosur duke përmbysur ndaj Tottenham në fitoren 2-1 të arritur në Anfield. Skuadra e Klopp e nisi në disavantazh sfidën pas rrjetës së Harry Kane në minutat e para. Megjithatë, me kalimin e kohës The Reds kanë marrë kontrollin e lojës dhe kanë rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por vetëm në pjesën e dytë kanë gjetur golat me Henderson dhe Salah me penallti. Egjiptiani ka dalë sërish i dëmtuar nga fusha pas një problemi në kavilje. Liverpool ruan avantazhin e gjashtë pikëve ndaj vendit të dytë Man City.

Manchester United ka fituar 3-1 ndeshjen ndaj Norwich. Një ndeshje e mirë e të besuarve të Solskjaer, të cilët mesa duket e kanë rimarrë veten dhe më në fund kanë fituar ndeshjen e parë pas katër takimeve pa fitore në Premier League.  Ishte McTominay ai që ka zhbllokuar rezultatin, përpara se Rashford të dyfishonte pasi kishte humbur një penallti pak më parë. Edhe Martial humbi një penallti, por edhe ai shënoi pas pushimit, duke vulosur fitoren. Një triumf i rëndësishëm për Djajtë të cilët janë në nevojë urgjente për pikë në kampionat.





Skip to toolbar