Pendohet greku që vrau shqiptarin: Ishte gabimi më i madh i jetës time

AKTUALITET


68-vjeçari grek që vrau me çifte 39-vjeçarin shqiptar në Pire të Greqisë javën e kaluar, do të qëndrojë në paraburgim gjatë hetimeve.

Ky është vendimi që dha sot gjykata greke. 68-vjeçari, sipas mediave të Athinës, u shfaq i penduar për krimin që ka bërë.

“Jam penduar. Kërkoj sinqerisht falje, ishte gabimi më i madh i jetës time. Dhe për këtë duhet të dënohem”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Por prokurori i çështjes ka kërkuar ekzaminimin e shëndetit mendor të 68-vjeçarit grek.

Ndërkohë, as avokatja dhe as i autori nuk kanë kërkuar lehtësim të masës së sigurisë dhe nuk kanë shfaqur pretendime lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij.

Një sherr për parkimin i mori jetën 39-vjeçarit shqiptar në Pire. Ai u qëllua me çifte nga 68-vjeçari grek. Fqinjët e kanë cilësuar autorin si një person konfliktual edhe me banorë të tjerë të zonës.



Skip to toolbar