Përbëjnë rrezik, 10 godina në Institutin e Kamzës do shemben

AKTUALITET


Dhjetë godina në Institutin e Kamzës do të demolohen pasi paraqesin rrezik për ata që strehohen atje. Më konkretisht bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme nga Këshilli Bashkiak i Tiranës i cili vendosi demolimin e tyre pasi paraqiten ndërtesa të paqëndrueshme.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se ashtu sikurse familjet që janë të strehuara aktualisht në këto 8 godina, do të marrin bonus qiraje nga Bashkia Tiranë.

“Bëhet fjalë për godina të superamortizuara, të ndërtuara nga vetë studentët me punë vullnetare. Pra dikush vinte për Inxhinieri, ose për Letërsi, apo në rastin atje, vinte për Hortikultorë apo për Veterinari, dhe ndërtonte vetë edhe konviktin. Kështu që i njëjti fat me shumë ndërtesa silikate dhe parafabrikate me punë vullnetare në Tiranë, është ideja e tyre. Kështu që ja ku është edhe prova që nuk po diskriminojmë njëri, një palë ose një tjetër, por shohim amortizimin e ndërtesës. Dhe në Institut Bujqësor të dhjeta janë të amortizuara, nuk ka nevojë të marrim rrezik fare. Për familjarët në 8 godina do trajtohen me bonusin e qirasë”, tha Veliaj.

Ndërkohë për dy konviktet studentore kam dhënë porosi që të bëhet i plotë rimbursimi, duke qenë se nuk ofrojmë këtë garanci dhe këtë siguri në godinat ekzistuese. Ai siguroi se studentët që jetojnë këtu do të kompensohen.  “Për dy konviktet studentore kam dhënë porosi që të bëhet i plotë rimbursimi, duke qenë se nuk ofrojmë këtë garanci dhe këtë siguri në godinat ekzistuese”, deklaroi Veliaj.



Skip to toolbar