Vrau klientin, autori: Kishim 7 orë që pinim, s`e di si e qëllova

AKTUALITET


Kavaja u trondit pasditen e të hënës nga një vrasje për arsye banale, ku 60-vjeçar Xhevdet Lecini, pronar i një lokali, qëlloi për vdekje me armë gjahu klientin e tij, 26-vjeçarin Marius Ismaili. Pas arrestimit, 60-vjeçari Lecini është shfaqur në gjendje shoku dhe me duar në kokë duke mos i besuar asaj që sapo kishte kryer.

Sipas dëshmisë së dhënë në policinë e Kavajës, ai tha se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites që pinin së bashku në lokal. 60-vjeçari tha se shkak i ngjarjes ka qenë një debat dhe më pas gjithçka i është errësuar dhe nuk di si e ka kryer vrasjen.


“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava” tha 60-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kavajë në pallatin që më parë u bë i njohur për shkak të një tjetër sulmi me arme, ku e përfshirë ishte Marsida Qatja. 30-vjeçarja Qatja u bë e njohur për mediat, pasi në shtëpinë e saj u vra i dashuri Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.




Skip to toolbar