Përfundimi i “Arenës Kombëtare”, Duka: Gabuam me parashikimin e afatit!

SPORT


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në qytetin e Durrësit gjatë ditës së sotme ku ka marrë pjesë në çeljen e Akademisë së Arbitrimit në edicionin e dytë të saj.

Pas ceremonisë zyrtare, Duka ka folur për mediat të cilat janë interesuar veçanërisht për punimet e stadiumit “Arena Kombëtare”. Duka u shpreh për herë të parë se nuk ishte parashikuar saktë koha e përfundimit të punimeve të stadiumit.

“Kuptohet që nuk është e lehtë nga pikëpamja konstruktive, arredimi, mobilimi, prodhimi i sinjaleve televizive. Këto gjëra të vogla e bëjnë të vështirë ndërtimin e një stadiumi”.

“Është një projekt shumë i madh, i parealizuar asnjëherë në Shqipëri. Do ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë për në qershor, por është e pamundur që të arrihet. Kështu që uroj që në shtator të mos gabojmë dhe të jemi në kohën e duhur”.



Skip to toolbar