Përfundon numërimi i votave, zyrtarizohen 61 kryetarët e rinj

AKTUALITET


Ka përfunduar numërimi i votave në 60 bashki ndërkohë që ende është në proces numërimi vetëm Shkodra. Siç pritej Partia Socialiste ka fituar në këto zgjedhje duke marrë 60 bashki, ndërsa njërën e ka marrë partia e minoritetit grek, Mega.

Në bashkinë e Tiranës është rikonfirmuar në detyrë kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, i cili ka fituar përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi. Veliaj fitoi me një rezultat të thllë madje duke rikuperuar edhe votat që mori në 2015 bashkë me LSI dhe PDIU. Po ashtu ka përfunduar numërimi në Kavajë ku fitues u shpall Redjan Krali i PS, në Rrogozhinë kryebashkiak u shpall Haxhi Memolla i PS. Në Vorë ka përfunduar numërimi dhe kryebashkiak shpallet Agim Kajmaku i PS. Edhe në Kamëz Rakip Suli i PS arrin të marrë bastionin e të djathtëve.

Në qarkun e Durrësit ka përfunduar mesditën e së martës numërimi ku fituese rezulton kandidatja e PS Valbona Sako kundrejt Valbonës tjetër të Bindjes Demorkatike. Në Krujë, rikonfirmohet Artur Bushai i PS i cili ishte i vetmi kandidat, ashtu si në Shijak Elton Arbana i PS, i cili fitoi përballë një kandidati të pavarur.

Në qarkun e Beratit ka mbaruar numërimi në Bashkinë e Beratit ku fitues ka dalë Ervin Demo i PS, përballë dy kundërshtarëve Pavlo Shkarpa dhe Plarent Aleksi. Në Kuçovë ka përfunduar numërimi. Në bashki si Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore numërimi u mbyll që ditën e hënë dhe fitues janë shpallur Adriatik Zotkaj, Adriatik Mema dhe Juliana Mema.

Numërimi në Qarkun e Dibrës ka përfunduar në Bashkinë e Dibrës, ku fitues është shpallur Dionis Imeraj i PS. Në Bulqizë e merr mandatin e kryebashkiakut Lefter Alla i PS. Në Klos fiton Ilmi Hoxha i PS, po ashtu edhe në Mat konfirmohet kryebashkiaku i ri Agron Malaj, i cili ishte e vetmi kandidat nga radhët e PS.

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Vlorës, ku Dritan Leli konfirmon një tjetër mandat. Bashkinë e Delvinës ku merr mandatin Majlinda Qilmi e PS, e vetme në garë, por ashtu edhe në Himarë, Jorgo Goro. Konispolin e fiton i vetmi kandidat në garë Shuaip Beqiri nga PS, edhe Selenica fitohet nga Pëllumb Binaj i PS. Në Finiq fiton kandidati i MEGA Kristo Kiço. Në Sarandë fiton kandidati i PS, Adrian Gurma.

Në qarkun e Elbasanit është mbyllur numërimi. Bashkia e Elbasanit i kalon Gentjan Llatjas së PS, i vetmi kandidat i regjistruar. Në Cërrik fiton Andis Salla i PS, përballë kandidates së Bindja Demokratike. ndërkohë edhe në Peqin konfirmohet kandidati i PS, Lorenc Tosku, i cili ishte i vetmi kandidat. Në Belsh u konfirmua që të hënën kandidati i PS Arif Tafani, në Gramsh Klodian Taçe sërish i PS si dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Po ashtu në Prrenjas ka fituar Nuri Belba i PS.

Bashkinë e Kolonjës e ka fituqar Erion Isai i PS, si dhe Pustecin Pali Kolefski i PS. Po ashtu në Bashkinë e Korçës ka fituar një mandat të dytë Sotiraq Filo (PS). Në Bashkinë e Maliqit konfirmohet Gëzim Topçiu i PS, i vetmi kandidat. Pogradecin e merr Ilir Xhakolli, i vetmi kandidat. Në Devoll fiton Eduard Duro i PS, përballë dy kandidatëve të tjerë.

Përfundon procesi i numërimit në të gjithë qarkun e Fierit. Kështu, merr mandatin si kryebashiak i Divjakës, Fredi Kokoneshi i PS, po ashtu në Lushnje u rikonfirmua Fatos Tushe i PS. Në Patos mori mandatin Rajmonda Balilaj e PS, ndërsa në Roskoves u rikonfirmua sërish Rajmonda Bufi.

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar totalisht numërimi. Bashkinë e Gjirokastrës e merr Flamur Golemi i PS, i vetmi kandidat. Në Libohovë merr një tjetër mandat Luiza Mandi e PS, po ashtu edhe Gjolekë Guci i PS merr Bashkinë e Memaliajt. Në Bashkinë e Dropullit konfirmohet Dhimitraq Toli i PS, i vetmi kandidat. Në Këlcyrë fiton Klement Ndoni i PS, i cili kishte në garë edhe dy kandidatë të tjerë. Në Tepelenë rikonfirmohet Tërmet Peçi, ndërsa Përmetin e merr Alma Hoxha e PS, e vetmja kandidate.

Në qarkun e Kukësit është mbyllur tashmë numërimi në Bashkinë e Kukësit e cila është fituar nga Safet Gjici i PS. Bashkinë e Hasit e merr mandatin Liman Morina i PS, ndërsa edhe në Tropojë ka fituar kandidati i PS Rexhë Byberi.

Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Lezhës, e fituar nga Pjerin Ndreu i PS. Mirdita fitohet nga kandidati i PS, Ndrec Dedaj. Kurbinin e fiton një tjetër kandidate e PS, Majlinda Cara.

I vetmi qark ku ende vijon numërimi është Shkodra, teksa kanë mbetur vetë 9 kuti për tu numëruar. Në Bashkinë e Shkodrës, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të kutive të pahapura, Valdrin Pjetri i PS, i vetmi kandidat e ka shpallur tashmë fitoren e sigurt. Bashkinë e Fushë-Arrëzit e merr kandidati i PS, Fran Tuci i vetëm në garë, ashtu si edhe në Malësi të Madhe, Tonin Marinaj. Edhe bashkinë e Pukës e ka fituar kandidati i PS Gjon Gjonaj, i vetëm në garë, si dhe Vaun e Dejës e merr Mark Babani i PS.



Skip to toolbar