Përgjimet në media, deputetët e PS, prokurorisë: Të ruhet sekreti hetimor

AKTUALITET


Deputetët në Komisionin Parlamentar të Ligjeve kanë diskutuar sot për hartimin e një projektrezolute për prokurorinë e përgjithshme, përmes të cilës do të kërkojnë ruajtjen e sekretit hetimor. Një kërkesë e tillë e deputetëve vjen pikërisht sot ku në gazetën gjermane BILD janë zbardhur një sërë përgjimesh që janë pjese e një dosje hetimore në Shqipëri.

“Sugjeroj ruajtjen e sekretit hetimor. Ndoshta duhej vënë si pikë më e rëndësishme.  Ndoshta duhet rregulluar edhe me masat konkrete kur nuk garantohet sekreti. Të hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin. Ja të shkojnë edhe ata prokurorë të përballen me hetimet penale, është shprehur deputeti Bashkim Fino.

Edhe Fatmir Xhafaj ka kërkuar që prokuroria e përgjithshme të reagojë, të informojë më shumë publikun.

“Mbështes çështjen e sekretit hetimor. Duhet ndërhyrë, sepse u bë rregull. Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm çëshje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve”, është shprehur Xhafaj.

Sipas Spartak Brahos në Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të politizuar që e përdorin informacionin për të goditur palën tjetër.

“Ruajtja e sekretit hetimor ka të bëjë me suksesin e përfundimit te procesit hetimor dhe dërgimit të çështjes në gjyq. Kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër”, tha Braho.

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:


Skip to toolbar