Në përgjimin e radhës të publikuar nga Bild tregohet se si Avdylaj organizon takime edhe me kryebashkiakun e Shijakut, gjatë një telefonate me të.
“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual”, shkruan Bild.
Përgjimi
Astrit Avdylaj: Alo!
Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!
Astrit Avdylaj: Si je kryetar?
Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?
Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po?
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.
Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.
Kryebashkiaku i Shijakut: Atëherë, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?
Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak, pa merak.
Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?
Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!
Astrit Avdylaj: Alo, ça the?
Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.
Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesh edhe ti me këto më kupton?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!
Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao!