Avdylaj flet me vëllain e deputetit të PS: Po punoj me njerëzit që edhe Rama të habitet

AKTUALITET


Gazeta gjermane “BIld” ka publikuar telefonatën mes Astrit Avdylajt dhe vëllait të deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhi.

BILD sqaron se në bisedën mes Avdylajt dhe Arjan Ndraxhit del se ai i ka kërkuar Ramës përmes Vangjush Dakos që Ilir Ndraxhi të futet në listën e kandidatëve për deputetë në Durrës.


Gjatë bisedës, Avdylaj e pyet vëllain e kandidatit socialist nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS. Gjithashtu, Astriti zotohet se do të punojë fort aq sa ata do të surprizojnë të gjatin (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv për të marrë 10 deputetë.

PERGJIMI

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi, si je?

Astrit Avdylaj: Si je Arjan? Ç’kemi?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë. Asgjë e veçantë, duke u marrë me çunin. Çfarë bëhet ndonjë gjë?

Astrit Avdylaj: Asgjë vëlla. Të mora për qejf, a ke dëgjuar ndonjë gjë apo jo…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për çfarë?

Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo (Ilir Ndraxhi)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo shoku, ai tha që do të takohej me ty. Ju s’keni pas mundësi dje se ka qenë Juvja (ndeshje futbolli) ose nuk e di. Ai tha që Juli ka folur dhe që do vijë nesër ta takojë. Ai mori në darkë dhe tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do ta takojë atë. Por me Gjushin (Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësit), në fakt do takohen për punë pune…

Astrit Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke pritur. Nesër, ose pasnesër, ai (Vangjush Dako) më tha që ne e kena në xhep… E kupton ç’dua të them?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po.

Astrit Avdylaj: Ne thjesht po presim, ai më tha mua, në 25. Eltoni (Arbana) ishte atje gjithashtu. Ai i tha Eltonit që do ta vendosë të 10-in ose 11-in.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Epo mirë, mirë…

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu, me një fjalë, me fqinjët e mi, me njerëzit, me një fjalë, nuk dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar çdo njeri. E kam shumë me merak dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe te ai sipër (Edi Rama). Ai do të na shohë me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë…

Astrit Avdylaj: Që t’i japim atij (Edi Ramës) një 10-çe me zero, që edhe ai vetë të habitet.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji një telefonatë Julit, shko dhe pi një kafe te puna me atë.

Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: E ke numrin e Julit?

Astrit Avdylaj: Po e kam, e marr unë.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit!

Astrit Avdylaj: Çfarë flet ore…Asgjë!

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:



Skip to toolbar