Rama, fushatë në krah të Veliajt, por tregon bisedat me Zahon: Nuk e di çfarë pune bëj

AKTUALITET


Kryeministri Rama është shfaqur të mërkurën në krah të Veliajt i cili ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Së bashku ata kanë takuar banorë të njësisë 3 të Tiranës me të cilët kanë pirë një kafe në lokal dhe kanë biseduar për punët dhe investimet e bashkisë.

Ata kanë komentuar edhe lejet e ndërtimi që duhet të jepen në projektin e  “Unazës së Re”. Rama ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përveç zhvillimit të kësaj zonës.  “Situata te Unaza e Re është tjetër gjë tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër duhet me i hap rrugë zhvillimit. Dhe njerëzit fitojnë. Ndërtimi nuk është me detyrim në kohën që ti je pronar. Ti vendos. Faktikisht se këtu si në gjithë botën, zhurmën e bën lajmi i keq. Ndodh një rast për një arsye për një tjetër edhe manipulohen”, tha Rama. Në bisedë e sipas ai foli dhe për të birin Zahon ndërsa tha se në shtëpinë e tyre nuk shihen kanalet televizive shqiptare dhe Zaho nuk e di se çfarë pune bën i ati.


Rama: Zaho është një emër që e kanë përdorur historikisht edhe myslimanët dhe të krishterët. Kështu që është një emër që mishëron konsensusin edhe në këtë aspekt. Ai nuk e se çfarë pune do bëjë.  Nuk e di fare….

Veliaj: Vetëm do na e thuash përgjigjen epike të Zahos kur e pyesin ça bën babai.

Rama: Kur e pyesin ça bën babai ai thotë: Vetëm flet….

Rama: Sepse dëgjon të ëmën kur shkoj në shtëpi në darkë vonë, kur jam duke folur në telefon, më thotë: Nuk je lodhur akoma? Ne në shtëpi nuk kemi televizion shqip, s’ka lajme dhe nuk sheh televizor. Ai sheh Spidermanin dhe këto të tjera, nuk di fare nga këto të tjerat nuk është i informuar.

ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.3 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Juni 2019



Skip to toolbar