Kosova shpall “non-grata” Peter Handke

KOSOVA


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova ka vendosur të shpallë person “non-grata” shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili fitoi  çmimin “Nobel” në letërsi. Me një shënim në “Facebook”, Pacolli thekson se Handke nga sot nuk është i mirëpritur në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”-shkruan Pacolli.


Peter Hendke është një nga mbështetësit e Sllobodan Milosheviçit dhe politikave të tij kriminale e gjenocideve të bëra gjatë luftës së viteve 1990. Dhënia e çmimit Nobel për Handke solli kundërshti të forta dhe sulme ndaj Akademisë Suedeze e çmimeve Nobel nga shumë përfaqësues të lartë të shteteve, shkrimtarë e gazetarë.




Skip to toolbar